Ballina Shëndetësi Eksperti turk: Koronavirusi mund të shkaktojë humbje të papritur të shikimit

Eksperti turk: Koronavirusi mund të shkaktojë humbje të papritur të shikimit

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Lajmi i Fundit
Eksperti turk: Koronavirusi mund të shkaktojë humbje të papritur të shikimit

COVID-19 mund të shkaktojë humbje të papritur të shikimit për shkak të bllokimit të venës retinale, tha një ekspert mjekësor turk.

Sipas Anadolu Agency, Dr. Orhan Ateş, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Ataturkut në Turqi, në provincën lindore Erzurum, për AA tha se ata pranuan disa pacientë të rinj me COVID-19 me humbje të papritur të shikimit.

“Pas kontrolleve dhe testeve, zbuluam se humbja e shikimit ishte shkaktuar nga bllokimi i venës retinale të lidhur me COVID-19. Përveç terapisë mjekësore, ne aplikuam terapi hiperbarike të oksigjenit për të trajtuar këta pacientë”, tha Ateş, i cili gjithashtu është zv/mjeku kryesor i Spitalit Universitar Kërkimor.

“Si rezultat i trajtimit, pothuajse të gjitha dëmet që COVID-19 i shkaktoi retinës u riparuan dhe niveli i shikimit u kthye në normale”, shtoi ai.

Ai theksoi se këto raste janë të rëndësishme për shkak të ndikimit lokal në sy, së bashku me efektet anësore sistemike të sëmundjes.

“Ne kemi ndarë njohuritë me qarqet shkencore botërore se COVID-19 mund të shkaktojë bllokim të venës retinale si dhe mënyrën se si mund të kurohen”, tha Ateş.

Që nga dhjetori i vitit 2019 pandemia ka marrë jetën e më shumë se 2.42 milionë personave në mbarë botën.

Sipas të dhënave të Universitetit amerikan “Johns Hopkins”, në të gjithë botën mbi 110 milionë raste u regjistruan dhe më shumë se 61.64 milionë persona u shëruan nga COVID-19.

Eksperti turk: Koronavirusi mund të shkaktojë humbje të papritur të shikimit
Jonida Dama

---- ----
-----