Ballina Sport Ekspertët zgjedhin formacionin e lojtarëve më të mirë në botë, kushton 1.2...

Ekspertët zgjedhin formacionin e lojtarëve më të mirë në botë, kushton 1.2 miliard euro

12
SHPËRNDAJE

U dëmtua përpara përballjes me Shqipërinë, ja kur do të rikthehet në fushë ‘ylli’ i Manchester Cityt

Të përzgjedhësh formacionin më të mirë në botë nuk është e lehtë.

Ka vendime të vështira për t’u marrë pothuajse në çdo pozicion. Pikëpyetje të tilla janë mëse normale: Alisson Becker, Marc-Andre ter Stegen apo Jan Oblak në portë? A duhet përfshirë Raheem Sterling? Kush e bën më mirë partnerin e Virgil van Dijk në mbrojtje? Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Kevin De Bruyne dhe Van Dijk mund të jenë katër emrat e vetëm, të garantuar në këtë ekip ëndrrash.

ESPN ka guxuar dhe u ka kërkuar ekspertëve të vet që të formojnë një 11-she të tillë, më të mirën, e cila, sipas tyre, mund të fitonte çdo gjë në futbollin e sotëm.

Paratë (çmimi i lojtarëve) nuk ishin objekt, megjithëse ekipi i ekspertëve duhej të ndiqte disa rregulla: Jo më shumë se dy lojtarë nga i njëjti klub; formacionin 4-3-3, një modul bazë për kaq shumë ekipe të niveleve të larta; pozicionimi në role natyrale etj.

Zgjedhjet e të gjithë ekspertëve të ESPN u grumbulluan dhe lojtari më i përzgjedhur në secilin pozicion u bë pjesë e këtij top-formacioni. Ata zgjodhën një ekip, që do të kushtonte afërsisht 1.2 miliardë euro me çmimet aktuale të tregut.

Emrat, bashkë me çmimet përkatëse të kartonëve të tyre, janë si më poshtë:

Portier | Jan Oblak | Atletico Madrid | Vlera e transferimit: 100 milionë €
Mbrojtës i djathtë | Joshua Kimmich | Bayern Munich | 70 milionë €
Qendërmbrojtës | Virgil van Dijk | Liverpool | 90 milionë €
Qendërmbrojtës | Kalidou Koulibaly | Napoli | 75 milionë €
Mbrojtës i majtë | Andrew Robertson | Liverpool | 60 milionë €
Mesfushori djathtë | Kevin De Bruyne | Manchester City | 130 milionë €
Mesfushor qendror | N’Golo Kante | Chelsea | 100 milionë €
Mesfushor i majtë | Frenkie De Jong | Barcelona | 85 milionë €
Sulmues i majtë | Lionel Messi | Barcelona | 150 milionë €
Sulmues qendre | Kylian Mbappe | PSG | 200 milionë €
Sulmues i djathtë | Cristiano Ronaldo | Juventus | 90 milionë €
* Të gjitha vlerat e transferimit janë nga “Transfermarkt”.

The post Ekspertët zgjedhin formacionin e lojtarëve më të mirë në botë, kushton 1.2 miliard euro appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.