Ballina Lajme nacionale Ekspertët: Kriza politike po mban peng proceset ekonomike në Kosovë

Ekspertët: Kriza politike po mban peng proceset ekonomike në Kosovë

43
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kosova është duke kaluar nga një krizë politike në tjetrën dhe kjo ka ndikuar dhe mbi ekonomine e cila sivjet pritet të goditet më së rëndi në dhjetë vjetët e fundit, thonë ekspertë të ekonomisë.Ekspertët konsiderojnë se humbjet në ekonomi do të jenë edhe më të mëdha gjatë dhe pas pandemisë së COVID-19, përsa kohë  institucionet dhe liderët politikë të vendit shohin si prioritet çështjet politike dhe lënë mënjanë ato ekonomike.

Kjo situatë, sipas tyre, i ka penguar institucionet të gjejnë alternative për të ndihmuar ekonominë në këtë periudhe krize. Safet Gërxhaliu, ekspert i çështjeve ekonomike, tha për Radion Evropa e Lirë se shumë procese ekonomike në Kosovë gjatë kësaj kohe kanë mbetur peng i jostabilitetit politik.“Jemi dëshmitarë të një realiteti të hidhur të krijuar në Kosovë. Duhet të pranohet që vendi ka hyrë nga kriza politike në krizë ekonomike. Jostabiliteti politik në aspektin psikologjik është duke fashitur shpresën te qytetarët. Shumë procese kanë mbetur peng i një diskursi të tillë politik. Ajo çka është më shqetësuese është se edhe pandemia si e tillë është politizuar”, tha Gërxhaliu.

----

Me këtë vlerësim nuk pajtohen zyrtarë të Qeverisë në detyrë të Kosovës. Zëdhënësi i saj Përparim Kryeziu, kujtoi për REL se kanë miratuar një Pako Emergjente Fiskale në vlerë prej rreth 180 milionë euro, e cila është në zbatim dhe po hartojnë paketën e dytë e cila ka në fokus vetëm rimëkëmbjen ekonomike. Kjo sipas tij, tregon se Qeveria në detyrë nuk e ka harruar përgjegjësinë që ka për shëndetin ekonomik.Por, Kryeziu shton se pot ë kishte qenë një situatë tjetër politike, sigurisht do të ishin hedhur hapa edhe më efikasë.

----- ----