Ballina Lajme nacionale Ekskluzive/ Nesër në përgjimet e BILD, Rama flet me një eksponent të...

Ekskluzive/ Nesër në përgjimet e BILD, Rama flet me një eksponent të botës së krimit

10
SHPËRNDAJE

Gazeta gjermane BILD pritet të publikojë nesër 10 audiopërgjime të reja lidhur me dosjen 184 për blerjen e votave në Dibër.

Raportohet se në këto audiopërgjime është edhe kryeministri Edi Rama. Gazeta SHQIP mëson se biseda e kryeministrit zhvillohet me një eksponent mjaft të njohur të botës së krimit rreth zgjedhjeve në Dibër dhe pritshmërive.

Gjithashtu mësohet se pjesë e këtyre përgjimeve është edhe ish-shefi i Komisariatit të Dibrës, i cili rezulton i përfshirë në fushatë, edhe pse ligji nuk e lejon një gjë të tillë.

Ky është përgjimi i dytë i BILD, ku rezulton të jetë i regjistruar edhe kryeministri i vendit. Të hënën BILD publikoi 16 audiopërgjime. Si pjesë e investigimit të dosjes 184/2016, prokuroria shqiptare e antimafias ka interceptuar një telefonatë mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit e lartë të Ministrisë së Brendshme Arben Keshi, të cilën gazetari Peter Tiede e publikoi në prestigjiozen gjermane.

Përgjimi u konfirmua edhe nga vetë kryeministri Edi Rama. Por kreu i qeverisë mohoi që Keshi të kishte qenë drejtor në Ministrinë e Brendshme. Në fakt, rezultoi që ai u ngrit në detyrë pasi PS fitoi me 4 mijë vota diferencë zgjedhjet në Dibër.

Në përgjimet e BILD për Dibrën, rezultoi i përfshirë edhe ish-ministri Damian Gjiknuri dhe ish-deputeti i PS, Pjerin Ndreu.

Gazeta SHQIP

-----