Ballina Sport EKSKLUZIVE: Kukësi nis të shpërbëhet, largohet mbrojtësi titullar

EKSKLUZIVE: Kukësi nis të shpërbëhet, largohet mbrojtësi titullar

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Kukësi nis të shpërbëhet ende pa u mbyllur kampionati, në një moment delikat madje. Sulmuesi Goodberg Cooper mund të konsiderohet i larguar nga verilindorët, që e kanë angazhuar shumë pak këtë sezon.

Afrikani me pasaportë italiane pati një dëmtim dhe për disa kohë nuk mund të luante. Para ndeshjes me Vllazninë ka pasur edhe të tjera zhvillime, pasi një nga titullarët është larguar para përfundimit të kontratës.

 

Bëhet fjalë për mbrojtësin Numan Kurdic, i cili u mor në huazim nga Sarajevo në fund të muajit janar. Ditën e sotme mbrojtësi nga Bosnje Hercegovina ka lënë ekipin, sikurse bëjnë me dije burime të abcnews.al pranë Kukësit.

Praktikisht ai është i larguar dhe trajneri Josa duhet t’i bëjë planet pa të në pesë ndeshjet e mbetura në Superiore. Kurdic ka luajtur 14 ndeshje si titullar me Kukësin, duke shënuar edhe një gol kundër Bylisit. / Vladimir Prenga/ abcnews.al 

The post EKSKLUZIVE: Kukësi nis të shpërbëhet, largohet mbrojtësi titullar appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----