Ballina Lajme nacionale Ekskluzive/ “Burg për ata që nxjerrin detaje nga “Dosja 339”, Krimet e...

Ekskluzive/ “Burg për ata që nxjerrin detaje nga “Dosja 339”, Krimet e Rënda sqarojnë vendimin

37
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar pas vendimit të djeshëm ku theksohej se kush nxjerr sekretet hetimore të dosjes 339 do të dënohet me burg. Ky vendim u prit keq nga gazetarët dhe qytetarët, pasi shihej si kërcënim për lirinë e medias.

Sipas prokurorisë, ky vendim nuk synon cenimin e lirisë së medias, por ruajtjen e sekretit hetimor sipas ligjit procedural.

Sipas urdhrit të firmosur nga prokurorët Vladimir Marra dhe Dritan Prençi nga sot e në vijim ccdo media dhe gazetar që publikon detaje nga dosja hetimore që provon blerjen e votave, do të ngarkohet me përgjegjësi penale sipas nenit 295/a/3 të Kodit Penal.

Sipas këtij neni, kushdo që zbulon akte ose të dhëna sekrete do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vite burg.

Njoftimi i prokurorisë

Sipas Urdhërit të Prokurorëve, datë 05.06.2019, të dërguar për njoftim në media, në lidhje me ndalimin e publikimit të akteve sekrete të proçedimit penal nr. 339 të vitit 2016, sqarojmë se ndalimi i publikimit,është i bazuar në ligjin proçedural dhe atë material në fuqi, (nenet 103, 104 e 105 të Kodit të Proçedurës Penale dhe neni 295/a të Kodit Penal) .

Ky ndalim ligjor synon të ruajë sekretin hetimor dhe gjen zbatim për të gjithë subjektet proçedurale të çështjes penale nr. 339 të vitit 2016, si prokuror, oficer të policisë gjyqësore, mbrojtës ligjor, të pandehur dhe çdo subjekt tjetër që është njohur apo merr dijeni për aktet e proçedimit penal për shkak të funksionit që kryen.

Në fazën ku ndodhet hetimi i kësaj çeshtjeje,nxjerrja e akteve me të dhëna të ndryshme që përbëjnë sekret hetimorë, mund të ndikojë në rezultatet e hetimit, tjetërsimin apo deformimin e provave si dhe sigurinë e shtetasve emrat e tëcilëve mund të bëhen publike nga publikimi i paautorizuar i akteve sekrete, të cilët janë pyetur apo do të pyeten për faktet objekt hetimi.

Duke vlerësuar rolin e mediave në informimin e publikut, ju bëmë me dije se ky urdhër nuk ka për qëllim kufizimin apo cënimin e lirisë së mediave, por vetëm arsyet ligjore të lartpërmëndura.

PROKURORËT  E ÇËSHTJES

VLADIMIR MARA                         DRITAN PREMÇI

Gazeta SHQIP