Ballina Lajme nacionale Ekipi Negociator shpallet antikushtetues, Vetëvendosje thotë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet

Ekipi Negociator shpallet antikushtetues, Vetëvendosje thotë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet

15
SHPËRNDAJE

Lëvizja Vetëvendosja ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje pas vendimi të Kushtetueses e cila e shpalli antikushtetues Ekipin Negociator të Kosovës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila i ka dhënë përgjigje kërkesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kërkuan vlerësim të kushtetutshmërisë së Ligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Haxhiu në një konferencë për media tha se Presidenti Thaçi nuk mund të udhëheq Kosovën në bisedimet me Serbinë.

“Siç kemi thënë në kohën kur e kemi kontestuar ligjin për dialogun, projektligji për dialogun ka krijuar një delegacion jo kushtetues të cilit ja mveshën. Gjykata Kushtetuese sot konstatoi që ligji për Dialogun është antikushtetues në tërësinë e tij”, tha Haxhiu, përcjell ksp.

Sipas Haxhiut, zgjidhja e vetme është shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas saj Gjykata Kushtetuese ka argumentuar që Qeveria ka ingerenca kushtetuese, presidenti i Kosovës nuk mund të përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë, ndërsa zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Ne e kemi kundërshtuar presidentin Thaçi, mënyrën se si ka shkuar ky dialog me Serbinë. Në këto rrethana ku kemi një president që në mënyrë jo kushtetuese ka udhëhequr dialogun, dhe kryeministrin i cili refuzoi të marrë kompetencat e tij, zgjidhja e vetme është që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha ajo.

-----