Ballina Lajme nacionale Ekipet e LVV dhe LDK-së takohen sot

Ekipet e LVV dhe LDK-së takohen sot

7
SHPËRNDAJE

Sot takohen ekipet e LVV dhe LDK.

Ekipet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot do të takohen për t’u dakorduar për programin qeverisës.

Kështu ka deklaruar Vjosa Osmani e LDK-së, e cila nuk ka dhënë detaje për kohën dhe vendin e takimit, megjithatë, ka shtuar se vetëm Lëvizjen Vetëvendosje e shohin si partner që mund të qeverisin, megjithatë, ka thënë se fillimisht duhet mirëbesimi nga të dy subjektet.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demoratike e Kosovës janë pajtuar që të qeverisin bashkë.

Pas takimit me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti, Vjosa Osmani, ka folur para mediave.

“Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet”, ka thënë ajo.

“Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Osmani.