Ballina Sport Egbo: Ju them kur Tirana është për titull, Flamurtari duhet vlerësuar maksimalisht

Egbo: Ju them kur Tirana është për titull, Flamurtari duhet vlerësuar maksimalisht

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sfida e radhës së Tiranës do të jetë kundër Flamurtarit, me bardheblutë e vendit të parë, të cilët duan 3 pikët, që të ruajnë diferencën me ndjekësit. Trajneri i kryeqytetasve, foli për sfidën e javës së 25-të në konferencën e zakonshme për shtyp.

Ai nuk i ka problem mungesat, sepse lojtarët që do futen në lojë për të zëvendësuar ata që mungojnë, janë gati për të dhënë 100 % të tyre.

“ Normalisht është një ndeshje e fortë. Është njësoj si ndeshja me Partizanin. Janë 3 pikë brenda pavarësisht se ndeshje ndaj Partizanit ishte derbi, vlente 3 pikë. Flamurtarit është një ekip që duhet vlerësuar maksimalisht. Janë ekip me eksperiencë dhe nuk duhet marrë lehtë. Duhet ta vlerësojmë dhe të futemi në fushë për të marrë maksimumin. Pikët e lëna në Vlorë? Nuk ishte ndeshje e çuditshme. Është ekip që duhet vlerësuar. Nuk na ka marrë vetëm ne pikë. I ka marrë Bylisit, etj. I ka hapur probleme shumicës së ekipeve. Ka ndërthurje mes çunave të rinj dhe atyre me eksperiencë.”

I pyetur se kur do ta thotë, që Tirana është për titull, Egboja përgjigjet: “Do them në ndeshjen e fundit të kampionatit. Kur të ketë edhe 1 ndeshje për të luajtur atëherë do të them objektivin. Ka edhe 12 javë, është një rrugë e gjatë. Do t’i marrim ndeshjet një dhe nga një. Do shikojmë punën tonë, nuk do të merremi me të tjerët.”

---- ---- ----
-----