Ballina Sport Egbo ‘dërgon’ Refik Halilin në purgator: Të gjithë kemi mëkate…

Egbo ‘dërgon’ Refik Halilin në purgator: Të gjithë kemi mëkate…

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Emanuel Egbo, trajneri që rikthehu Tiranën te titulli kampion, është padyshim “Njeriu i Vitit” në Sport.

Tashmë, jashtë petkut të teknikut të bardhebluve, nigeriani i “shqiptarizuar”, në një intervistë për gazetaren e Ora Sport Albana Bejko, ka falenderuar Zotin për suksesin e arritur në 100-vjetorin e themelimit të Tiranës.

“Bashkë me karrierën time si futbollist, si portier, si trajner mendoj se ky është viti më i suksesshëm në karrierën time sportive. Duhet të falenderoj Zotin lart që të jep këtë mundësi, këtë pasion, këtë vullnet që kam patur vjet për të fituar kampionatin shqiptar në 100-vjetorin e klubit.

Është një arritje e madhe dhe nuk e kisha fare në mendje se do isha unë trajneri i parë afrikan apo nigerian që do të fitojë një kampionat në Europë. Ishte një qershi si tortë në fund për të shijuar suksesin dhe ka qenë një sukses aq i madh sa nuk e kam pritur. Dhe falenderoj të gjithë personat që kanë qenë pjesë e këtij suksesi”, është shprehur Egbo.

Si ju duket Tirana e re, me trajner Nevil Deden?

Emanuel Egbo: Kam parë disa ndeshje. Nuk është sa lojtarë ke, por si ti menaxhosh ata lojtarë që ke. Si të dish të përdorësh atë lojtar që ke për të marrë rezultatin e duhur.

Me këta lojtarë që aktualisht Tirana dhe me harmoninë që ka, ne nuk e dimë si është brenda klubit, mendoni se është pretendente për titullin kampion edhe këtë sezon?

Emanuel EgboTirana është kampione në fuqi dhe është një nga pretendentet për të fituar titullin kampion. Edhe Kukësi nuk filloi mirë pasi kishte disa ndryshime, kishte blerje të reja dhe do kohën e vet. Problematika që ka patur gjithmonë Tirana është se nuk mund të krahasohet me ekipet e tjera. Tirana nuk është si Kukësi apo si ndonjë ekip tjetër. Tirana është ekip kampion. Ka mentalitet tjetër nga gjithë klubet në kampionatin shqiptar.

Ku do i çonte Zoti i Egbosë personazhet e mëposhtme, në parajsë në purgator apo në ferr?

Erion Xhafa – Në purgator

Refik Halili? Edhe ai duhet të shkoj në purgator se secili prej nesh e ka një mëkat.

Kapllanaj, presidenti i Bylis? Ai është presidenti i parë që më dha mundësinë e të qënurit trajner. Unë kam punuar në Ballsh për 7-8 vjet. 3-4 vjet si futbollist dhe aty e kam mbyllur dhe karrierën. Është afër parajsës (qesh).

---- ----
----
-----
-----