Ballina Lajme Bota/Rajoni Efektet e virusit kinez godasin Japoninë: Bie ekonomia e tretë më e...

Efektet e virusit kinez godasin Japoninë: Bie ekonomia e tretë më e madhe e globit

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ekonomia e Japonisë, në fund të vitit 2019, është tkurrur me ritmin më të shpejtë në pesë vjet. Sipas shifrave zyrtare, bruto prodhimi i brendshëm vjetor ka rënë me 6.3 për qind në periudhën tetor-dhjetor.

Një tkurrje e tillë është e para në më shumë se një vit dhe më e madhja që nga viti 2014, kur rënia ka qenë 7.4%. Faktorët kryesorë për këtë situatë mendohet të jenë rritja e taksave të shitjeve, kërkesa më e dobët globale dhe pasojat e një tajfuni.

Por ka dhe shqetësime të mëdha se shpërthimi i koronavirusit në Kinë mund të ndikojë mbi ekonominë japoneze edhe këtë tremujor. Ka ardhur në rritje frika se Japonia, ekonomia e tretë më e madhe në botë, mund të bie në recesion.

Paniku i epidemisë është duke prekur turizmin e eksportet, por ai duket ka nisur të ndikojë edhe mbi konsumin. Në përgjigje të të dhënave të sotme, ministri i Ekonomisë i Japonisë, Yasutoshi Nishimura, tha se Qeveria japoneze është e gatshme të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të trajtuar ndikimin e shpërthimit të koronavirusit në ekonomi dhe turizëm.

---- ----
----
-----
-----