Ballina Sport Edi Reja: E çuditshme se si në Shqipëri nuk ka ende një...

Edi Reja: E çuditshme se si në Shqipëri nuk ka ende një sinjal se kur mund të rifillojnë futbolli

36
SHPËRNDAJE

Pas një periudhe të gjatë izolimi në Itali, tashmë edhe për trajnerin tonë të kombëtares Edoardo Reja ka filluar liria e kufizuar. Në një intervistë për Top Channel tekniku italian tregon izolimin dhe periudhën larg punës së tij, stadiumeve apo fushave të stërvitjes.

Edhe pse kjo javë u mendua si një javë lirie, pothuajse e njëjta gjë ndodhi, me të njëjtat kushte e përkujdesje me dal jashtë dhe me normat e vendosura të sigurisë.  Por mund të them që në vend të shkonte bashkëshortja ime për të bërë pazarin shkova unë, ky ishte ndryshimi. 🙂 Bëra një xhiro me biçikletë, rreth 20 km, këtu afër në provincën e Goricias sepse kam fat që jetoj këtu.  Unë qëndroj në shtëpi prej rreth dy muajsh, por e ndjej veten me fat sepse kam një bahçe dhe jam marrë me lulet gjatë gjithë këtë periudhë. Dhe si për çudi në këtë vit kanë celular shumë lule të bukura. Ashtu si ndodh zakonisht, kur gjërat bëhen me dashuri edhe frytet janë të mira.

Për çfarë të vjen më tepër keq në këtë periudhë izolimi?

Më vjen keq që humbëm dy ndeshjet miqësore me Slloveninë dhe San Marinon. Kisha marrë 5-6 lojtarë të rinj, si Laci, Mersinaj, Çekiçi, Kamberi dhe Broja që i kisha marrë për t’i parë, për këtë gjë më vjen keq që nuk munda. Nga ana tjetër më mungon Shqipëria dhe doja të vija në Tiranë në këtë periudhë aq më tepër që do të ndryshojmë edhe zyra dhe do të më duhej të sistemoja zyrën e re.

Ndërkohë që në Itali po jepen sinjalet e para për rikthimin e futbollit në vendin tonë ende nuk ka asnjë dritë jeshile as për stërvitje.

Mua më duket e çuditshme se si në Shqipëri nuk ka ende një sinjal se kur mund të rifillojnë stërvitjet dhe ndeshjet. Mund të gjendet një zgjidhje s në disa shtete të tjera, unë kam folur me disa nga lojtarët tanë dhe ata kanë filluar stërvitjen në grupe. Sigurisht duke marrë masat e nevojshme sepse shëndeti është mbi të gjitha. Në Itali ndoshta mund të rifillojë futbolli në Qershor por të paktën kanë filluar që tani të provojnë.

Kjo krizë e madhe shëndetësore u shoqërua edhe me probleme të mëdha ekonomike. A ju ka prekur ju kjo kjo situatë?

Kam folur edhe me stafin tim. Nëse na duhej të hiqnim dorë nga ndonjë rrogë apo nga ndonjë pjesë e rrogës, ne ishim gati. Presidenti na kërkoi nëse mund të kontribuonim dhe sigurisht i thash që ne mund të heqim dorë dhe të kontribuojmë pasi ka njerëz që edhe pse duken profesionist në pamje të parë por kanë probleme shumë më të mëdha, probleme ndoshta edhe për t’u ushqyer. Nëse është një kërkesë për të ndihmuar në situatës të tilla ne jemi gjithmonë gati.

Çfarë synon në këtë për të dy të Edi Rejas në krye të pankinës kuqezi?

Objektivi ynë është që të fitojmë grupin në eliminatoret e ardhshme, me Bjellorusinë me Lituaninë apo Azerbajxhanin. Sigurisht edhe ato janë skuadra kompetitive por ne nuk jemi më pak. Për atë pjesë të ndeshjeve që unë drejtova kam parë një rritje të dukshme. Një gjë të tillë e treguam në Islandë apo në Turqi. E vetmja që na prishi disi ecurinë në eliminatoret e shkuar ishte Andorra se sa i përket Francës të gjithë e dimë diferencën.

Ndërkohë dimë që keni hartuar një paketë për të ndihmuar futbollit tonë mund të na e zbulosh?

Duam ti afrohemi më shumë kampionatit shqiptar. Ka qenë një kërkesë e presidentit Duka që ne t’i japim një dorë futbollit në Shqipëri. Nga këndvështrimi teknik apo organizativ. Kam folur me Stesinën i cili ka filluar kontaktet me universitetet për të gjetur mjekët e rinj, qe do të jenë kudo në ekipet kombëtare. Unë do të merrem me trajnerët shqiptarë, për të dhënë leksione dhe jo vetëm, ndërkohë që Febrari, do të merret për të gjetur përgatitësit atletik. Duam shumë që të ndihmojmë futbollin tuaj me të gjithë njohuritë tona për të arritur në diçka pozitive.

Sa për kuriozitet mister, shohim që tuta sipër është e kombëtares sonë, ndërkohë që poshtë është fanella e Lazios?

Po është fanella e Lazios, herën tjetër që do të bëjmë intervistën do e vesh edhe poshtë bluzën e kombëtares.

-----