Ballina Lajme nacionale Edhe pse u kundërshtua procesi, intervistohen noterët e rinj

Edhe pse u kundërshtua procesi, intervistohen noterët e rinj

7
SHPËRNDAJE

Ka nisur procesi i intervistimit të noterëve të rinj.

Megjithatë, e pandalshme në këtë proces të nisur kohë më parë, është treguar Ministria e Drejtësisë, duke përfunduar kështu pjesën e parë të intervistimit të kandidatëve për noterë.

Kandidatët janë shprehur të kënaqur me intervistimin nga komisioni.

Drejtori i Departamentit Ligjor, njëkohësisht edhe anëtar i komisionit për intervistim, Ardian Bajraktari, ka thënë se ky proces nuk ka pasur parregullsi, ka filluar kohë më parë dhe askush nuk do të jetë peng i proceseve politike.

Ai ka shtuar se nuk ka ndonjë vendim të institucioneve kompetente që e konteston këtë proces, andaj sipas Bajraktarit, ky proces është i bazuar në ligj, raporton ktv.

Nga 168 kandidatë, gjysma janë intervistuar të shtunën ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë të dielën, për 79 vende të lira për noterë.

-----