Ballina Shëndetësi “Edhe pas një viti maska dhe distancomi social duhen mbajtur”

“Edhe pas një viti maska dhe distancomi social duhen mbajtur”

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Arritja e imunitetit të tufës – pika në të cilën një pjesë e madhe e popullsisë është imune – do të varet pjesërisht nga sa efektive është vaksina dhe si ajo shpërndahet, shpjegoi Dr Vazquez-Boland për Euroneës.

Pragu i nevojshëm për të ndaluar në mënyrë efektive përhapjen ndryshon nga një sëmundje infektive në tjetrën”, shtoi ai. Kjo varet pjesërisht nga sa infektive është sëmundja dhe sa efektive është mbrojtja imune.

“Ne kemi shumë vaksina që kanë shpëtuar jetë, fruthi është një shembull i kësaj, një vaksinë shumë efikase mbi efikasitetin 95%. Por megjithatë kemi akoma shpërthime të fruthit”, Dr Kate O’Brien, drejtori i Organizatës Botërore të Imunizimit , tha në një konferencë shtypi të hënën.

“Arritja e efikasitetit të vaksinës është si ndërtimi i një kampi bazë në Everest, por ngjitja në majë është shpërndarja e vaksinave”, shtoi Dr O’Brien.

Dr Bloom, i cili është gjithashtu një profesor kërkimesh në Harvard, thotë: “Do të ketë akoma shumë njerëz që nuk janë vaksinuar në gjashtë muajt e parë dhe ata do kanë aftësinë për të transmetuar infeksionin.”

Kjo do të thotë që njerëzit, madje edhe ata që janë të vaksinuar, do të duhet të vazhdojnë të mbajnë maska ​​dhe të praktikojnë disa forma distancimi për të parandaluar nivele të larta të virusit në komunitet, shtoi ai.

---- ----
----
-----
-----