Ballina Lajme nacionale Edhe partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut dalin kundër Minishengenit

Edhe partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut dalin kundër Minishengenit

15
SHPËRNDAJE

Samiti i “Mini shengen”, solli polemika të shumta.

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë dalë kundër idesë për krijimin e të ashtuquajturit Minishengen.

Ky qëndrim i tyre vjen edhe përkundër faktit se kryeministri në dorëheqje, Zoran Zaev, ka marrë pjesë në takimet në Novi Sad dhe Tiranë, ndërkohë ka qenë edhe nikoqir i një takimi në Ohër, raporton Gazeta Express.

Ky qëndrim anti-Shengen ka dalë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, parti kjo që drejtohet nga Ali Ahmeti.

Sipas BDI’së duhet përmbushur katër kushte në mënyrë që një iniciativë e tillë e ashtuquajtur ‘Minishengen’ të jetë e pranueshme.

Kundërshti të mëdha ndaj një ideje të tillë ka pasur edhe në Kosovë. Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë si një ideator i Minishengenit ka drejtuar kritika e sulme në drejtim të politikës kosovare për shkak të kundërshtisë për planin.

Pas takimit të fundit në Tiranë, Rama kishte thënë se me vendimin për mospjesëmarrje Kosova ka gabuar dhe e gjithë kjo është në dëm të Prishtinës zyrtare.

Përveç kësaj, Rama kishte drejtuar edhe kritika në drejtim të kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, duke e quajtur gënjeshtar, pasi që ky i fundit kishte thënë se Minishengeni po bëhet si përpjekje për ta hequr taksën.

-----