Ballina Lajme nacionale Edhe partia e Shpend Ahemtit mblidhet për të diskutuar koalicionin me AAK-në

Edhe partia e Shpend Ahemtit mblidhet për të diskutuar koalicionin me AAK-në

5
SHPËRNDAJE

Edhe PSD-ja mblidhet për të diskutuar koalicionin me AAK-në

Ka filluar mbledhja e këshillit drejtues të PSD-së, ku do të vendoset për një koalicion të mundshëm në mes Partinë Socialdemokrate dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

I pari i kësaj partie, Shpend Ahmeti, gjatë ditës së sotme është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

I njëjti pas takimit ka deklaruar se si parti kanë përafrim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, dhe se beson se gjatë ditës së sotme do të takohet me kryetarin e kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Ndërsa në anën tjetër, edhe AAK’ja është duke e mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues ku pritet që të bisedohet për koalicionin me partinë e Ahmetit.

-----