Ballina Lajme nacionale Edhe paritet e pushtetit të gatshme të shkojnë në zgjedhje në vjeshtë

Edhe paritet e pushtetit të gatshme të shkojnë në zgjedhje në vjeshtë

11
SHPËRNDAJE

Vjeshta, opsion për zgjedhje të parakohshme edhe nga partitë në pushtet.

Përveç partive opozitare zgjedhjet e parakohshme po shihen si opsion dhe nga vet partitë në pushtet. Dy partitë, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re që janë pjesë përbërëse e qeverisë Haradinaj, vjeshtën po e shohin si opsion serioz për zgjedhje. Por për të arritur këtë po kërkojnë marrëveshje politike të të gjitha partive parlamentare.

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha thotë për KosovaPress se pushteti ka filluar të ketë problem funksionimin në parlament, për shkak të krizës së votave.

Për këtë deputeti Berisha, deklaron se do të duhej që në fillim të vjeshtës të ulën gjitha partitë për bërë një analizë të gjendjes në të cilën është Kosova.

“Ka fillimi i vjeshtës ndoshta duhet me u ulë të gjitha subjektet politike me bë një analizë të gjendjes të cilën është Kosova. Në rast se është e nevojshme të shkohet me marrëveshje politike në zgjedhje të parakohshme, pse jo. Në rast që nuk shkon, ne duhet të jemi korrekt dhe të themi që megjithatë edhe pushteti ka probleme me krizën e votave. Jo rastësisht mbi 80 ligje me muaj të tërë janë sjell në sirtar të Kuvendit”, tha ai.

Ndërkaq dhe sekretari i AKR-së, Vesel Makolli thotë se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme në vjeshtën e këtij viti.

“ Në atë moment që konstatohet që është interesi i shtetit me shku në zgjedhje ne shkojmë, nuk është problem. Po në vjeshtë dhe qetash nuk është problem, sa i përket neve si parti”, deklaron Makolli.

Se do të ketë zgjedhje të reja e thotë dhe analisti politik, Rasim Alija. Por pavarësisht kësaj, ai deklaron se as Nisma dhe as AKR-ja nuk e kanë komoditetin që t’i humbin pozitat aktuale që i kanë në Qeveri.

“Unë i konsideroj vetëm deklarata të verës dhe asgjë serioze. Jam i bindur që as Nisma dhe as AKR-ja nuk e kanë as komiditetit dhe mbi të gjitha nuk e kanë luksin pozitat aktuale që i kanë në Qeveri. Zgjedhje të reja mund të ketë në tetorin e këtij viti, mirëpo vetëm me opsionin e rrëzimit nga vet PDK-ja”, thotë Alija.

Ndrëkaq, tre liderët opozitar, Isa Mustafa nga LDK, Albin Kurti nga VV-ja dhe Shpend Ahmeti nga PSD janë duke vazhduar takimet e tyre për koordinim të rrëzimit të Qeverisë Haradinaj.

-----