Ballina Lajme nacionale Edhe një tërmet regjistrohet në rrethinën e Tetovës dhe Gostivarit

Edhe një tërmet regjistrohet në rrethinën e Tetovës dhe Gostivarit

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shkup, 14 mars – Tërmet me intensitet prej 2,9 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë  një minutë para mesnate në rrethinën e Tetovës dhe Gostivarit.

“Rrjeti sizmik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacion në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, mirëmbahet nga Observatoria Sizmike pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup,  mbrëmë më 13.03.2021 në orën 23:59 minuta, regjistroi tërmet  nga rajoni  Tetovë-Gostivar  me epiqendër 65 kilometra  në jugperëndim të Shkupit dhe me magnitudë lokale të Rihterit ML2.9”, kumtoi mbrëmë Observatoria sizmike pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Sipas të dhënave të deritanishme ky tërmet  është ndjerë nga popullata në Mavrovë, Gostivar, Tetovë dhe Kërçovë me intensitet prej III ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

The post Edhe një tërmet regjistrohet në rrethinën e Tetovës dhe Gostivarit appeared first on KOHA.

---- ----
-----