Ballina Lajme Bota/Rajoni Edhe një person humb jetën në bregdetin shqiptar

Edhe një person humb jetën në bregdetin shqiptar

49
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Shumë persona po gjejnë vdekjen në det.

Është shënuar viktima e radhës në bregdetin shqiptar, gjatë këtij sezoni turistik. Policia raporton sot në mesditë ka humbur jetën një tjetër pushues, rreth 70 vjeç, në Plazhin e Durrësit.

Sipas njoftimit të policisë, i moshuari, banues në Bosnje, është futur në det për t’u larë, por nuk është ndjerë mirë. Ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është nisur menjëherë drejt spitalit, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Informacion Paraprak nga Policia:

Më datë 08.07.2019,rreth orës 11:45, në lagjen nr.13,Durrës, shtetasi F.M., rreth 70 vjeç, banues në Bosnje, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet arrest kardiak. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

---- ----
-----