Ballina Lajme nacionale Edhe një ish deputet i PSD-së tërhiqet nga lista për deputet

Edhe një ish deputet i PSD-së tërhiqet nga lista për deputet

80
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas Dërgutit as Faton Topalli nuk garon për deputet.

Ish-deputeti i PSD-së, Faton Topalli nuk do të jetë kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD.

Këtë e ka bërë të ditur vet Topalli përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se arsyet e moskandidimit janë personale.

“Tani kur po përpilohen listat e partive politike për deputetë, dua t’iu njoftojë që nuk do të jam pjesë e listës së koalicionit PSD-AAK. Arsyet e moskandidimit tim janë personale”, ka shkruar Topalli.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e PSD-së, dhe do të jetë pjesë e shtabit zgjedhor.

“Unë do të vazhdojë të jem pjesë e Partisë Socialdemkrate, të cilës ia kam falur gjithë besimin tim dhe prej së cilës jam emëruar drejtues i Shtabit Zgjedhor për Ferizaj dhe drejtues i Shtabit Rajonal për zgjedhjet e vitit 2019. Pra, do të jem 100% në shërbim të Kosovës, 100% në shërbim të PSD-së”, ka shkruar Topalli.

Ai ka thënë se gjatë karrierës politike 41-vjeçare, më pak se 6 vjet ka qenë deputet.

“Prej 41 vitesh të aktivitetit tim politik, në pak më shumë se 6 prej tyre kam qenë deputet. Shumë politikanë thonë se e duan vendin, por realisht nuk i duan njerëzit. E, kush nuk i do njerëzit, nuk mund ta dojë vendin. Unë i dua njerëzit, dhe kjo është çfarë më ka shtyer të angazhohem politikisht”, ka thënë Topalli.

---- ----
----
----- ----
-----