Ballina Lajme nacionale Edhe nesër nxehtë, ja ku pritet rënia e temperaturave

Edhe nesër nxehtë, ja ku pritet rënia e temperaturave

34
SHPËRNDAJE

Në vendin tonë vazhdojnë të mbizotërojnë temperaturat e larta.

Edhe gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë dhe me temperatura përvëluese, shkruan lajmi.net.

Sipas Prishtina Weather, deri të martën mbi vendin tonë do të vazhdojë vapa afrikane me temperatura përvëluese, ndërkaq nga e mërkura do të mbajë mot më i freskët ku nuk përjashtohen reshjet e shiut.

“Vala e të nxehtit e ardhur nga Afrika veriore që është shtrirë edhe mbi rajonin tonë, pritet të vazhdojë deri ditën e martë. Më pas një turbullirë nga Atlantiku pritet të depërtojë mbi vendin tonë nga Italia, që ditën e mërkurë do të sjellë kushte për reshje lokale shiu me bubullima, e masa më të freskëta ajrore nga veriu i kontinentit do të shtrihen mbi rajon, që pritet të zbresin temperaturat përreth vlerave normale”, bën të ditur Prishtina Weather.

Sipas PW, temperaturat minimale në fillim të javës do të luhaten nga 17C deri në 19C, e më pas do të zbresin edhe deri në 14C, ndërsa maksimalet në fillim të javës do të vazhdojnë të rriten në 35C deri 36C, e vende-vende edhe deri në 37C, ndërsa ditën e enjte do të zbresin deri në 25C.

Më poshtë ju sjellim parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme:

-----