Ballina Lajme nacionale Edhe ky shtet ia pranon Serbisë se do të jetë kundër Kosovës...

Edhe ky shtet ia pranon Serbisë se do të jetë kundër Kosovës në Interpol

27
SHPËRNDAJE

Palestina do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan ka thënë sot se Palestina nuk do të votojë për pranimin e Kosovës në Interpol në takimin e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të organizatës botërore të policisë.

Ai në një takim me sekretarin shtetëror të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ka siguruar se qëndrimin i qeverisë palestineze kundër njohjes së Kosovës nuk do të ndryshojë.

Territori palestinez u pranua me të drejta të plota në Interpol në shtator 2017, raporton KTV.

-----