Ballina Lajme nacionale Edhe 8 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Edhe 8 raste të reja me koronavirus në Kosovë

26
SHPËRNDAJE

Shtohet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se edhe tetë persona kanë rezultuar pozitivë me virusin pas analizave të kryera.

“Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të shtruara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, shkruhet në njoftimin e institucionit.

Sipas institutit, rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri.

Në total, numri i të infektuarve ka shkuar në 71 në Kosovë.

-----