Ballina Lajme Bota/Rajoni “Ecolog” bën donacion teste Covid-10, qeverisë së Maqedonisë

“Ecolog” bën donacion teste Covid-10, qeverisë së Maqedonisë

61
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit për Ndihmë të Huaj në vend, sot pranoi donacionin e testeve SARS-COVID19 për diagnostikimin e virusit KOVID-19. Donacionin e siguruan sipërmarrësit Lazim Destani nga kompania “Ekolog”, Nazim Viqa nga kompania “ABBRUCH AWR” dhe Remzi Ejupi nga kompania “Eurokoha”. Testet janë paraparë për Institutin për shëndet publik dhe menjëherë do të vendosen në funksion.

Zëvendëskryeministri Osmani gjatë pranim-dorëzimit shprehu mirënjohje deri tek biznesmenët për këtë donacion. “Mirënjohje të sinqertë deri tek gjithë bashkësia e biznesit për mbështetjen e vazhdueshme në ballafaqimin me COVID19, natyrisht mirënjohje të veçantë për z. Destani, z. Viqa dhe z. Ejupi për donacionin e sotëm, i cili paraqet mbështetje të rëndësishme në ballafaqimin me pandeminë”, theksoi Osmani gjatë dorëzimit të donacionit.

Përfaqësuesi i donatorëve gjatë takimit theksoi se ky është vetëm një kontribut i vogël në luftën e vendit me pandeminë botërore, me shpresë të nxitjes së sipërmarrësve tjerë për tu kyçur në këto aktivitete humanitare.

The post “Ecolog” bën donacion teste Covid-10, qeverisë së Maqedonisë appeared first on ShqipMedia.

-----