Ballina Lajme Bota/Rajoni E zuri gjumi në kazanin e mbeturinave, 13-vjeçari përplaset për vdekje nga...

E zuri gjumi në kazanin e mbeturinave, 13-vjeçari përplaset për vdekje nga kamioni

33
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një 13-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Australi. Mediat e huaja shkruajnë se të miturin Spencer Benbolt e kishte zënë gjumi brenda kazanit të mbeturinave, bashkë me dy shokët e tij. Ai u shtyp nga kamioni që erdhi për të pastruar koshin.

Një prej shokëve të tij arriti të shpëtonte, para se kamioni të merrte mbeturinat. Ndërsa Benbolt dhe shoku tjetër, një 11-vjeçar, u futën bashkë me mbeturinat në pjesën e pasme të kamionit. 11-vjeçari arriti të shpëtonte pa lëndime, por Spencer Benbolt nuk pati të njëjtin fat. Nga informacionet paraprake, mësohet se djemtë nuk ishin të pastrehë.

The post E zuri gjumi në kazanin e mbeturinave, 13-vjeçari përplaset për vdekje nga kamioni appeared first on KOHA.

---- ---- ----
-----