
Një nënë britanike është arrestuar për vrasjen e djalit të saj dy vjeçar, i cili u gjet i vdekur në banesën e saj në Finlandë, katër ditë më parë.
Ayesha Ali dyshohet se ka vrarë djalin e saj Ademin, pasi u tha familjes dhe miqve se ajo do të vriste veten.
E diplomuar në Kembrixh 35-vjeçarja jetonte në Espoo, rreth 13 milje larg nga kryeqyteti Helsinki. Natën e tragjedisë, fqinjët thanë se dëgjuan britma.
Fqinjët thanë se pas krimit, ajo u dëgjua të ketë bërtitur “Unë kam vrarë djalin tim”.