Ballina Lajme nacionale E vërteta e pathënë/ “Meta kërkon ndihma nga Rusia”, ja mesazhi

E vërteta e pathënë/ “Meta kërkon ndihma nga Rusia”, ja mesazhi

10
SHPËRNDAJE

Analisti Frrok Çupi ka zbuluar në “Top Talk”, se deklarata e Metës paraditen e sotme ishte një mesazh i qartë jo për shqiptarët. “Meta ka folur sot me Lindjen. I bënte mesazhe Rusisë, i kërkonte ndihmë.

Ndërsa deklaratën e Metës se ringritja e Republikës nis nga Presidenca, Çupi e lexon si një krizë personale të Presidentit Meta, e si një mesazh për mbështetësit e tij.

“E lexoj si një krizë personale, marrëzi të thuash se unë do e ngre Republikën. Por ndërkohë është një mesazh për ushtarët e tij të bindur. Të cilët bashkë me PD i kanë lëshuar për të rrënuar procesin zgjedhor dhe paqen në vend”, tha Çupi.

Por analisti nuk la pa komentuar edhe Lulzim Bashën, pas një takimi që ai pati paraditen e sotme me të ngarkuarën me punë të SHBA-ve dhe me përfaqësuesin e BE-së në Tiranë. Por pas takimit zoti Basha nuk ka pranuar të tregojë bisedën e zhvilluar me diplomatët e lartë, por ka sulmuar disa media, përfshirë Top Channel.

I ftuar në studion e Top Talk, publicistin dhe gazetarin Frrok Çupi, e cilëson tronditëse dhe një marrëzi këtë sjellje të kreut të PD ndaj mediave.

“Më tronditi për të thënë të vërtetën. Janë disa momente të PD që më tronditin në raport me mediat. Kjo ishte më e fundit. Të sulmosh mediat është një marrëzi, është diçka që nuk qëndron. PD prej kohësh ka hyrë në një rrugë të keqtrajtimit të mediave. PD është parti e lirisë së fjalës dhe është parti që po e dëmton lirinë e fjalës. PD ka bërë fajin e madh që ka tërhequr si spiunë gazetarë që kanë spiunuar për partinë. PD ka bërë fajin e pafalshëm që kanë tërhequr nga Prokuroria të dhëna për t’ia dhënë një gazete jashtë vendit. PD i përdor gazetarët si forca politike, ose si forca të jashtme të saj pa i respektuar në profesionin që kanë. Kjo që bëri Basha bën pjesë në sjelljet e fundit të PD: Por është edhe personale e Bashës, i cili nuk ka haber në raportet politikë-media.

Çupi foli edhe për zgjedhjet e 30 qershorit, tema më e diskutuar javët e fundit në Shqipëri, edhe pse jemi vetëm 5 ditë larg. “Zgjedhjet nuk janë në parametrat e një demokracie të vërtetë. Por fati ynë demokratik ka pranuar të ketë zgjedhje të cunguara se sa krijimin e një precedenti botëror që të mos ketë zgjedhje. Në Shqipëri po ndodh tentativa për të krijuar një precendent për rrënimin e demokracisë. Zgjedhjet nuk mund t’i anulojë askush. Nëse do të pranohej kjo çfarë po kërkohet në Shqipëri do të rrënohej kupola e demokracisë në botë”, tha Çupi.

-----