Ballina Lajme nacionale E trishtë/ Foshnja tetëmuajshe dhe 2 fëmijë me koronavirus në Kosovë

E trishtë/ Foshnja tetëmuajshe dhe 2 fëmijë me koronavirus në Kosovë

41
SHPËRNDAJE

Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 60 pacientë me koronavirus, pesë prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe një pacient është i intubuar.

Kjo është bërë e ditur nga, Arben Vishaj, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në mesin e personave të hospitalizuar, tregon Vishaj, janë edhe tre fëmijë, njëri prej tyre 8-muajsh dhe dy të tjerët janë 1 vjeç deri 1 vjeç e gjysmë.

“Sot në ora 11:30,për fakt të keq një person ka vdekur nga koronavirusi. Pacienti që ka humbur betejën me COVID-19, ka pasur sëmundje shoqëruese paraprakisht. Ky është pacienti i 21 i cili ka vdekur nga koronavirusi”, tha Vishaj.

Në Klinikën Infektive po ashtu janë duke u trajtuar edhe dy gra shtatzëna, gjendja e së cilave, sipas Vishajt, është e mirë.

Kosova aktualisht ka konfirmuar 731 raste me koronavirus, ndërsa 165 janë shëruar.

-----