Ballina Lajme nacionale E trishtë, Covid-19 i merr jetën një tjetër mjeku, ndahet nga jeta...

E trishtë, Covid-19 i merr jetën një tjetër mjeku, ndahet nga jeta ish-shefi i Infektivit

37
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
E trishtë, Covid-19 i merr jetën një tjetër mjeku, ndahet nga jeta ish-shefi i Infektivit

Një tjetër mjek ka ndërruar jetë sot nga koronavirusi. Bëhet fjalë për mjekun Petro Shamo, i cili është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Shamo ka mbajtur më parë postin e shefit të Infektivit. Mësohet se mjeku prej 5 ditësh ishte i shtruar në spital, ku po merrte trajtim, por nuk ka mundur që të fitojë betejën me COVID-19.

Një ditë më parë u shënua një bilanc tragjik viktimash nga Covid-19 në vendin tonë. SIpas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, 19 persona humbën jetën, një shifër kjo që ktheu rekordin e vitit të kaluar.

E trishtë, Covid-19 i merr jetën një tjetër mjeku, ndahet nga jeta ish-shefi i Infektivit
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----