

Këngëtarja e famshme, Rita Ora, në momentin që Britania e Madhe u izolua për shkak të Covid-19, vendosi që të jetonte në një shtëpi me qira, ku ka një hapësirë të madhe të gjelbër.
29-vjeçarja ka publikuar një ditë më parë disa fotografi nga ky vend, pikërisht në Ditën e Tokës.
Shqiptarja duket shumë natyrale, pasi ka vendosur të dale pa asnjë pikë makijazh. Duhet pranuar se Rita duket e bukur edhe pa make-up dhe mjaft e ëmbël.