Ballina Lajme Bota/Rajoni E rrallë/ Merret si dëshmitar papagalli, mund të zbardhë vrasjen e pronares

E rrallë/ Merret si dëshmitar papagalli, mund të zbardhë vrasjen e pronares

46
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Komentet e një papagalli mund të përdoren në një gjyq për përdhunim dhe vrasje.

Elizabeth Toledo, 46 vjeçe, u përdhunua dhe më pas u vra në qytetin e San Fernando-s, në Argjentinë në dhjetor të 2018-ës.

----

Në fund të muajit, një punonjës policie ishte duke ruajtur skenën e krimit kur ata dëgjuan një papagall që tha: “Ah, jo, të lutem më lësho”, raporton gazeta “Clarin”.

Polici beson se papagalli përsëriti fjalët e pronares, që u rrah dhe u vra nga banorët e shtëpisë.

Gjithashtu, papagalli tha edhe frazën “përse me rrahe”, ndërsa një nga të dyshuarit e arrestuar u largua nga banesa.

Prokuroria vendosi që ta merrte si dëshmitar papagallin për vrasjen.

Viktima u kishte dhënë një dhomë me qira tre personave, të cilët dyshohet se më pas e rrahën, përdhunuan dhe e mbytën.

----- ----