Ballina Lajme Bota/Rajoni E rrallë/ Frika nga koronavirusi, Papa e mban meshën online

E rrallë/ Frika nga koronavirusi, Papa e mban meshën online

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Për shkak të koronavirusit, Papa Francesku e mbajti për të parën herë meshën e së djeles në një transmetim te drejtpërdrejtë në internet, e kërkoi ndjesë që dukej si i futur “në kafaz” në bibliotekën e pallatit apostolik. Një përshëndetje e veçantë nga Ati I Shenjtë shkoi për promovuesit dhe pjesëmarrësit e nismës “Për të harruarit e Idlib”, qyteti I përfshirë nga lufta  në veri të Sirisë.

“Unë përshëndes shoqatat dhe grupet që angazhohen në solidaritet të plotë me popullin sirian dhe veçanërisht me banorët e veri-perëndimit të Sirisë, të detyruar t`i largohen luftimeve. E përcjell dhe një herë shqetësimin tim për situatën çnjerëzore të këtyre banorëve të pambrojtur, përfshirë shumë fëmijë që po rrezikojnë jetën e tyre. Ne nuk duhet të largohemi nga kjo krizë humanitare, por t’i japim përparësi para çdo interesi tjetër, ” është shprehur ai, duke mos I kushtuar shumë vëmendje në fjalën e vet sëmundjes që ka mbërthyer keqas Italinë.

Vendi ka vendosur 16 milionë njerëz në karantinë teksa po lufton kundër shpërndarjes së koronavirusit. Banorët në 15 provinca qendrore dhe veriore të Italisë duhet të marrin leje për të udhëtuar. Milano dhe Venecia janë tashmë të përfshira nga ky virus. Shkollat, palestrat, pishinat dhe qendrat e skijimit do të mbyllen tërësisht si dhe të gjitha ngjarjet publike do të anulohen, tha kryeministri Giuseppe Conte. Këto masa të jashtëzakonshme do të zgjasin deri në 3 prill.

---- ----
----
-----
-----