Ballina Lajme Bota/Rajoni E rrallë dhe e dhimbshme/ Dy mjekët e “vijës së zjarrit” celebrohen...

E rrallë dhe e dhimbshme/ Dy mjekët e “vijës së zjarrit” celebrohen në kohë lufte për një arsye të veçantë

54
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dy mjekë që janë në vijën e parë të zjarrit me betejën kundra koronavirusit janë celebruar në një ceremoni të thjeshtë në zyrat e gjendjes civile, me arsyen prekëse, të lënë të mbrojtur fëmijët e tyre në rast se atyre u ndodh më e keqja në frontin e luftës.

Raul Polo punon në spitalin Maggiore në Parma, e gruaja e tij Monica Balugani në spitalin në Reggio Emilia. Ceremonia e celebrimit u zhvillua në përputhje me të gjitha masat për t’u mbrojtur nga Covid, me maska e në një distancë të përshtatshme.

----

Gjithashtu fëmijët e çiftit ishin të pranishëm, të parët që uruan mamin dhe babin duke i përqafuar. “E jona është një martesë në kohë lufte”, janë fjalët e dy mjekëve që u martuan në Parma në mes të një emergjence mjekësore.

Kryetari i komunës ku bënë celebrimin, Federico Pizzarotti e shpërndau këtë histori të veçantë në rrjetet sociale ku shkroi: “Kjo është puthja e luftës dhe e shpresës. Raul dhe Monica janë dy mjekë që punojnë në repartet covid-19 të spitalit të Parma dhe Reggio Emilia dhe këtë mëngjes i celebrova.

Puna e tyre është me rrezik të lartë, dhe ata më kërkuan që t’i lidh në martesë për të mbrojtur jetën e fëmijëve të tyre në rast se e ardhmja rezulton e pahijshme. Por nuk dua të mendoj për këtë edhe për një moment.

Ne po jetojmë kohë dramatike, duke luftuar kundër armikut të padukshëm. Përveç pragmatizmit të veprimeve dhe punës së përditshme për të mundur virusin, duhet të jetojmë gjithashtu me shpresë dhe dashuri. E tyrja është një histori shprese dhe dashurie, dhe ne duhet ta ndiejmë edhe sot: shpresën. Uroj që të dy bashkëshortët e ardhshëm të kenë të gjithë lumturinë e kësaj bote, Parma shkëlqen me shpresën tuaj”.

----- ----