Ballina Lajme nacionale E rëndë/ Vdes gruaja shtatzanë në Kosovë nga Covid-19

E rëndë/ Vdes gruaja shtatzanë në Kosovë nga Covid-19

228
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një grua shtatzënë është viktima e 16 nga koronavirusi në Kosovë. Pacienjta shtatzënë e prekur nga COVID-19 që ishte e shtruar në Klinikën Infektive para disa dite ka vdekur mëngjesin e sotëm, raporton Zëri.info.

----

Këtë lajm e ka konfirmuar, Ferdinand Kolaj drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës.

“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta, ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020”, përfundon njoftimi.

Gruaja shtatzënë kishte pasur përkeqësime prej kur ishte shtruar në Infektivë, derisa nuk është bërë e ditur për gjendjen e foshnjës.

Deri tash në Kosovë janë të infektuar 598 persona derisa 16 kanë vdekur dhe 123 janë të shëruar.

Sipas QKUK-së, kjo është vdekja e 13-të e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit.

“Me parametra është stabile. Shpresojmë që të kalojë më mirë, por nuk mund të flasim me siguri derisa ajo është e intubuar. Gjinekologët që i kemi konsultuar na kanë thënë se foshnja është mirë“, ka thënë Ajazi-Berisha.

Më 13 mars është shënuar rasti i parë me koronavirus në Kosovë, ndërsa sot janë bërë 40 ditë që kur Kosova po lufton përhapjen e infeksionit. Ne total numri i viktimave eshte 16.

Pavarësisht masave për të cilat u tha se janë marrë në kohë, Kosova tani me 598 raste, radhitet menjëherë pas dy shteteve të rajonit; Serbisë (6,630 raste) dhe Maqedonisë së Veriut (1,225 raste) për numrin e të infektuarve, duke lën prapa Shqipërinë (584 raste) e Malin e Zi (312 raste.).

Të hënën mbrëma, ministri i shëndetësisë, Arben Vitia ka shfaqur shqetësimin se në Kosovë ka vatra të reja të infektimit.

“Kemi vatra ose shtim të numrit në disa lokalitete të reja. Ata presupozohet që e kanë marrë këtë virus të paktën 2 javë më herët, pra në fillim të prillit, nga kontaktet e tyre”, ka thënë Vitia

Ai ka kerkuar nga qytetarët që të respektojnë rekomandimet për distancë sociale, pasi kjo i mbron ata nga infeksioni.

Mbrëmë Instituti Kombëar i Shëndetësië, ka konfirmuar edhe tre viktima nga koronavirusi në Kosovë, të cilët vinë nga komunat veriore të vendit, shkruan Zëri.info

Nga komuna e Mitrovicës së Veriut janë raportuar dy raste të vdekjes dhe nga komuna e Leposaviqit një rast, duke e quar numrin e viktimave në 15 në gjithë territorin e Kosovës.

Ndërsa lajmi i mirë është se janë shtuar rastet e pacientëve të shëruar, ku me 21 pacientët e shëruar të martën, numri i përgjithshëm që kanë mposhtur koronavirusin në Kosovë ka shkuar në 123 persona.

----- ----