Ballina Lajme nacionale E privuan nga jeta hajnin, ja çfarë po i pret dy vëllezërit...

E privuan nga jeta hajnin, ja çfarë po i pret dy vëllezërit nga Shtimja

73
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Shtime ka ka mbetur pa shenja jete një grabitës.

Prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim për dy vëllezërit Nrecaj, që privuan nga jeta njërin prej katër grabitësve që u kishin hyrë në shtëpi, për t’ua marrë më shumë se 20 mijë franga.

Prokurori Shukri Jashari ka konfirmuar për KTV-në se ka kërkuar një muaj parabur gim për A.Nrecaj dhe N.Nrecaj në shtëpinë e të cilëve ndodhi një ditë më parë grabitja.

Ai ka thënë se mbrëmë, me urdhër të prokurorisë është bastistë një lokacion në Prishtinë, por që nuk është gjetur asgjë.

Ai me tutje ka thënë se po vazhdojnë me intensitet të shtuar hetimet në gjetjen dhe identifikimin e tre personave të tjerë.

-----