Ballina Showbiz “E përcollëm me ditë të vështira”/ Vajza e Rikard Ljarjas përlot rrjetin...

“E përcollëm me ditë të vështira”/ Vajza e Rikard Ljarjas përlot rrjetin me fjalët prekëse: Nuk je gati t’i thuash… (FOTO)

42
SHPËRNDAJE

Dy ditë më parë u nda nga jeta aktori dhe regjisori i madh shqiptar, Rikard Ljarja. Një sëmundje e rëndë i mori jetën aktorit të mirënjohur dhe shumë të dashur për publikun, në moshën 77-vjeçare.

Vajza e Ljarjas ka publikuar në rrjete sociale disa foto familjare dhe kujtime me babain e saj duke shkruar fjalë prekës për humbjen e madhe. “Që sot gjithçka do të jetë ndryshe për ne”, shkruan Lorena, vajza e çiftit të aktorëve, Marjeta dhe Rikard Ljarja.

Postimi i plotë:

Sot ka qene nje dite shume e dhimbshme per mua dhe familjen time…. jo vetem sot, por qe sot gjithcka do jete ndryshe per ne. Asnjehere nuk je gati ti thuash lamtumire prindit, por une thjesht do zgjedh ti them sot babit mire u pafshim.

Nuk jam shume e mire me fjale, po sot te gjithe ju miqte e tij dhe tanet na keni mbushur, plotesuar me ngushellimet dhe gjithcka qe keni ndare per babin tim. Ju falenderoj sinqerisht nga zemra per cdo gje dhe cdo respekt qe i keni dhene babait tim.

E kemi percjelle me dite te veshtira, por thjeshtesia ishte ajo qe ai gjithmone ka dashur.

Sapo te kthehet pak normalitet ne jetet tona , familja jone do organizoje dicka per ta kujtuar te gjithe bashke. U prefshe ne paqe dhe tu befte shpirti drite o babush.

Aktori Rikard Ljarja u përcoll të martën në banesën e fundit, pas një ceremonie familjare në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër. /Opinion.al/

-----