Ballina Sport E pazakontë, francezët vendosën himnin e një shteti tjetër për Shqipërinë

E pazakontë, francezët vendosën himnin e një shteti tjetër për Shqipërinë

63
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ngatërresa që u be shkak per vonesa ne fillimin e ndeshjes Francë-Shqipëri me disa minuta të sikletshme, që gati u kthyen në një incident, u shkaktua nga një gabim i pazakontë nga organizatorët francezë.

Në vend që të vendosnin himnin e Shqipërisë, stafi i stadiumit kombëtar të Francës, “Stad De France”, kishin vendosur himnin e Andorës.

Mbetet ende e paqarte arsyeja se pse ndodhi një ngatërresë e tillë, por kjo bëri që lojtarët shqiptarë të mos vazhdojnë procedurën e dhënies së dorës, dhe të gjithë u vunë në pritje derisa organizatorët të gjenin himnin shqiptar.

The post E pazakontë, francezët vendosën himnin e një shteti tjetër për Shqipërinë appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ----
----
----- ----
-----