Ballina Sport E papritur/ Fati “ndëshkon” shqiptarin që po trondit merkaton e fubollit (EMRI)

E papritur/ Fati “ndëshkon” shqiptarin që po trondit merkaton e fubollit (EMRI)

25
SHPËRNDAJE

Sfida e sotme midis Bolonjës dhe Veronës ka rezultuar fatale për mbrojtësin e Shqipërisë Marash Kumbulla. Qendërmbrojtësi kuqezi u detyrua të linte fushën në minutën e 25-ë të takimit pas një dëmtimi që pësoi. 19-vjeçari nuk mundi të rezistonte më shumë dhe la takimin në mes.

Ende nuk dihet se cila është shkalla e dëmtimit dhe afati që ai do të mungojë. Dëmtimi i sotëm erdhi si një goditje e rëndë për Kumbullën, i cili po kalonte një formë fantastike në kampionatin italian dhe shumë klube të mëdha kishin bërë oferta për ta blerë.