Ballina Lajme Bota/Rajoni E paprecendetë/ Presidenti Trump kërcënon të detyrojë Kongresin të pezullojë punimet

E paprecendetë/ Presidenti Trump kërcënon të detyrojë Kongresin të pezullojë punimet

56
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po kërcënon që të pezullojë punimet e Kongresit, sepse ligjvënësit nuk kanë miratuar kandidatët e tij për disa poste të larta në administratën e tij, përfshirë personin që ai ka caktuar për të drejtuar agjencinë që mbikëqyr Zërin e Amerikës.

“Unë kam shumë pushtet”, deklaroi të mërkurën Presidenti Trump duke iu referuar nenit të dytë të Kushtetutës amerikane që e lejon presidentin “në rrethana të jashtëzakonshme” që të pezullojë punimet në njërën ose dy dhomat e Kongresit.

“Senati ose duhet të përmbushë detyrën dhe të votojë për emërimet e mia, ose duhet të mbyllë punimet zyrtarisht në mënyrë që unë të bëj emërimet në kushtet e një Kongresi të mbyllur. Kemi një numër të madh njerëzish që duhet të fillojnë punë në qeveri. Dhe tani kjo është më urgjente se kurrë, për shkak të virusit dhe gjendjes ku jemi”, tha Presidenti Trump në konferencën e përditshme për shtyp për koronavirusin, në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Kushtetutës, kandidatët për disa nga postet e larta të administratës duhet të konfirmohen me shumicë votash në Senat. Megjithatë në rastet kur Kongresi nuk është në sesion, presidenti mund të bëjë emërime, që shfuqizohen nëse kandidati nuk është konfirmuar deri në fund të sesionit të ardhshëm të plotë.

Asnjë president nuk e ka ushtruar autoritetin për të shpërndarë Kongresin, sipas Nenit të Dytë, Artikullit të Tretë të Kushtetutës.

“Ndoshta nuk është bërë kurrë më parë, askush nuk është i sigurt nëse është bërë. Por ne do ta bëjmë. Na duhen këta njerëz. Na duhen njerëz për krizën dhe nuk duam të bëjmë më lojra politike”, tha zoti Trump.Marrë me shkurtime nga VOA

 

-----