Ballina Sport “E papranueshme dhe turpshme”, tifozët sulmojnë autobusin e Real Madrid

“E papranueshme dhe turpshme”, tifozët sulmojnë autobusin e Real Madrid

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Real Madrid nuk i ka shpëtuar dot inatit të tifozëve të Liverpool. Disa individë ditën e sotme i kanë thyer një nga xhamat autobusit me të cilin udhëtonte skuadra e Real Madrid, kur mbërriti në Anfield.

Thirrjet kundër nuk kanë munguar, sikurse edhe sendet e gjuajtura në drejtim të autobusit. Një copë e dritares me xham dopio u thye, ndërsa stafi i Liverpool pastroi më pas gjithë rrëmujën.

BBC shkruan se një prej zëdhënësve të klubit ka deklaruar: “Ne dënojmë pa asnjë dyshim veprimet që çuan në dëmtimin e autobusit të Real Madrid gjatë mbërritjes në Anfield këtë mbrëmje. Ajo është nëj sjelle e papranueshme dhe e turpshme e disa individëve.

Ne sinqerisht u kërkojmë falje miqve nga Madridi për çdo shqetësim të shkaktuar. DO të punojmë së bashku me Policinë e Merseyside për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar personat përgjegjës”. /abcnews.al

The post “E papranueshme dhe turpshme”, tifozët sulmojnë autobusin e Real Madrid appeared first on Abc News.

---- ----
-----