Ballina Lajme Bota/Rajoni E pabesueshme/ Pulëbardha gjigande gëlltit lepurin si të ishte krimb (FOTOT)

E pabesueshme/ Pulëbardha gjigande gëlltit lepurin si të ishte krimb (FOTOT)

222
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ky është momenti i frikshëm nga bota e egër kur një pulëbardhë gjigande kap një këlysh të gjallë lepuri dhe e gëlltit të tërin.

Zogu i uritur u filmua në ishullin Skomer në Uells, teksa gëlltit të gjithë lepurin, vetëm me disa të kapërdira.

Fotografët besuan fillimisht se zogu do të mbytej me kafshatën tepër të madhe por ai arriti ta mbante vetën duke e kaluar poshtë.

Në komentin e tyre, grupi i ruajtjes së botës së egër në ishullin Skomer në perëndim të Uells thanë se lepujt janë një pjesë e rëndësishme e diates së pulëbardhave dhe zogjve të tjerë të mëdhenj të detit.

“Lepujt janë dieta e tyre kryesore kur nuk ka më zogj më të vegjël deti apo këlyshe të tyre”.

Disa sekonda pas marrjes së ushqimit të tij pulëbardhë duket se mezi qëndron në këmbë nga kafshata që i ka zënë fytin, por më pas e merr veten.

---- ---- ----
-----