
Kelly Brook është tronditur, pasi një hajdut i është futur brenda shtëpisë së saj. Modelja 40-vjeçarja po kthehej në shtëpi mbrëmjen e djeshme, kur ka kapur hajdutin brenda banesës së saj 3 milionë paund në veri të Londrës.
Ajo ka mbetur e traumatizuar nga kjo skenë e frikshme dhe është thirrur në polici për të dëshmuar për ngjarjen.
Mediat e huaja raportojnë se Kelly nuk ka pësuar asnjë lëndim. Hajduti ka marrë bizhuteritë dhe është larguar i qetë nga banesa.