Ballina Sport E pabesueshme: Arbitri i nënshtrohet makinës së të vërtetës për shkak të...

E pabesueshme: Arbitri i nënshtrohet makinës së të vërtetës për shkak të një penalltie

26
SHPËRNDAJE

Makina e të vërtetës për arbitrin. Film? Fantazi?. Në fakt është realiteti me të cilin Vasily Kazartsev rrezikon të mos arbitrojë më në divizionin e parë rus.

Gjithçka nis me ndeshjen Spartak Moskë-Sochi, java e dytë e Russian Premier League. Gjatë ndeshjes në Otkritie Arena në kryeqytetin rus,

Kazartsev akordoi një penallti në minutën e 88-të për Sochi me rezultatin 2-1 për Spartakun. Deri në ato momente po zhvillohej një ndeshje e qetë.

Gigot, mbrojtësi i Spartak, rrëzoi në zonë anësorin e Sochi Nemchenco. Penallti dyshimtë, çka solli tërbimin e Spartak.

Kazartsev akordoi penalltinë pas konsultës me Var, vetëm se nuk shkoi të shihte pamjet. I besoi asistentëve në sallë e sinjalizoi penallti.

Sochi barazoi 2 minuta nga fundi. Presidenti Leodin Fedun, manjati i gazit e mik i Putin, kërcënoi menjëherë se do të tërhiqte Spartakun nga kampionati.

Fedun e ka kritikuar gjithnjë përdorimin e Var nga arbitrat, por është kaq i fuqishëm sa e ka bindur presidentin e federatës ruse Alexander Dyukov të marrë një vendim historik: të pezullojë arbitrin e asistentin e Var (Alexey Eskov) për ti nënshtruar ata në makinën e të vërtetës.

Gjithçka e vërtetë, por historia vazhdon: nëse testi dështon, të dy rrezikojnë të mos arbitrojnë më kurrë një ndeshje të divizionit të parë.

-----