Ballina LifeBizare E mrekullueshme/Shqiptarët, babë e bijë në majën më të ftohtë të botës...

E mrekullueshme/Shqiptarët, babë e bijë në majën më të ftohtë të botës (FOTO)

14
SHPËRNDAJE

Mrika e Arianit Nikçi, bijë e babë bënë mrekullinë tjetër në alpinizëm, duke u ngjitur në njërën nga majat më të larta të botës.  “Ekspedita Denali – 2019, e suksesshme. E pesta prej te shtatave , 5/7.

Së bashku me babin tim – Nitin, e nën udhëheqjen e Dan Cornit realizuam me sukses ngjitjen në majën Denali 6.190 lmd, e njohur si maja më e lartë në Amerikën Veriore, si bjeshka më e ftohtë dhe më brutale.

Meqenëse kjo ekspedite është e paraparë që të realizohet për 21 ditë, të njëjtën e përfunduam për 11 ditë duke llogaritur këtu edhe 5 ditë për të cilat kemi pritur kohën e përshtatshme për ngjitjen përfundimtare, pra ekspeditë e realizuar për 7 ditë.

Për mua, kjo ekspeditë ishte e veçantë nga se Denali ishte spektakolar, po ashtu edhe e vështirë sepse brenda një muaji realizuam ngjitjet në dy majet me të vështira në grupin Seven Summits ( Everest the Denali), pra isha e lodhur fizikisht duke mos pasur kohë të mjaftueshme për të pushuar dhe, e ngarkuar psikikisht sepse isha larg familjes dhe Pejës së dashur për 2 muaj e gjysmë, sidoqoftë, jam shumë e gëzuar që realizova këtë ngjitje”, shkroi Mrika në profilin e saj në Facebook.

 

-----