
“E morën 2 djem me makinë”, babai denoncon rrëmbimin e së bijës në polici
Policia e Kosovës ka dhënë pak më parë njoftimin se një vajzë është rrëmbyer të enjten rreth orës 17:30 nga dy persona me një veturë me targa kosovare.
Policia thekson se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë me një veturë me targa vendore kanë rrëmbyer vajzën e tij viktimën femër kosovare.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës
“E morën 2 djem me makinë”, babai denoncon rrëmbimin e së bijës në polici
Zenilda Beqaj