Ballina Showbiz E mbajtën sekret, çifti i njohur i aktorëve mirëpret fëmijën e parë

E mbajtën sekret, çifti i njohur i aktorëve mirëpret fëmijën e parë

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Brant dhe Kim Daugherty kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë, një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Wilder David. Çifti i aktorëve, që lidhën kurorë në qershor të 2019-ës ndanë detaje për revistën People, duke zbuluar se vogëlushi erdhi në jetë më 24 Mars.

“Ishte një ndjenjë magjike, duke ditur se krijuam një jetë. Ne vazhdojmë të themi. Jemi kaq të fiksuar dhe të dashuruar me të. Ai është thjesht më i miri.”, u shpreh çifti duke zbuluar më tej dhe arsyen pse i vendosën vogëlushit këtë emër.

“Ne gjithmonë e dinim që emri i tij i mesëm do të ishte David pas babait të Brant, por zgjedhja e një emri ishte ndoshta pjesa më stresuese për ne. Wilder ishte në krye të dy listave me emra që kishim.”, tha Kim. Si një dhuratë e ëmbël, Brant tregoi se i dhuroi së shoqes një palë vathë me diamant dhe platin.

“Ajo mori kaq shumë vendime të vështira për t’u kujdesur për djalin tonë dhe e vuri të parin çdo herë. Nuk mund të kërkoja një nënë më të mirë për djalin tonë. Është aq e vëmendshme, e durueshme dhe e dashur. Duke parë hapin e saj drejt mëmësisë më bëri të jem dhe më i dashuruar më të”, rrëfeu aktori. /abcnews.al

i guximshëm i guximshëm

The post E mbajtën sekret, çifti i njohur i aktorëve mirëpret fëmijën e parë appeared first on Abc News.

---- ----
-----