Ballina Showbiz E la për ish-deputetin, Rudina Dembacaj i bën dhuratë ish-bashkëshortit, surprizon Aleksi...

E la për ish-deputetin, Rudina Dembacaj i bën dhuratë ish-bashkëshortit, surprizon Aleksi (FOTOT)

123
SHPËRNDAJE

Jeta personale e aktores Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, fillimisht për ndarjen nga ish-bashkëshorti e më pas për zyrtarizimin e lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku. Edhe pse moderatorja ka nisur nje lidhje të re ajo ruan marrëdhënie të mirë me ish-nashkëshortin. Dy ditë më parë, ish-partneri i Rudina Dembacajt, Aleksi festoi ditëlindjen.

Por edhe pse e divorcuar, Rudina ruan edhe një marrëdhënie shumë të mirë më ish-bashkëshortin e saj, Aleksandër Varfaj. Ajo e ka uruar publikisht babain e vajzës së saj. Ajo postoi një foto të Aleksit me vajzën Viktoria sipër së cilës shkruhej “Gëzuar ditëlindjen babo, të dua shumë Viktoria. Dy pika uji”.

Ndërsa ditën e sotme Rudina ka treguar edhe një herë tjetër se pas ndarjes ruajnë një marrëdhënie perfekte. Madje jo vetëm kaq, Rudina ka menduar t’i bëjë një dhuratë mjaft të veçantë Aleksit me rastin e ditëlindjes.Ajo i ka dhuruar një portofol me inicialet e tij dhe të Viktorias dhe një varëse çelësash me emrin e Vikit. Duket se Aleksit i kanë pëlqyer shumë dhe i ka publikuar në ‘Instastory’, duke e shoqëruar me një zemër dhe duke i bërë ‘tag’ Rudinës.

-----