Ballina Lajme nacionale E konfirmuar: Edhe Sokol Bashota ftohet nga Specialja

E konfirmuar: Edhe Sokol Bashota ftohet nga Specialja

14
SHPËRNDAJE

Konfirmohet ftesa e Speciales për ish kryetarin e Klinës, Sokol Bashotën.

Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota është ftuar nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i PDK-së Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka reaguar për ftesat e reja të Speciales të cilat erdhën për ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe për ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm, Sokol Bashota, derisa ftesat i ka quajtur goditje për UÇK-në dhe luftën e tyre

Lajmi për ftesën e Speciales për Bashotën ka qarkulluar qysh dje.

Kujtojmë se Sokol Bashota në maj është shpallur fajtor për deklarim të rremë të pasurisë nga Gjykata e Pejës.

-----