Ballina Lajme nacionale E konfirmon edhe Franca, Samiti i Parisit nuk do të mbahet më...

E konfirmon edhe Franca, Samiti i Parisit nuk do të mbahet më 1 korrik

10
SHPËRNDAJE

Samitit i Parisit nuk do të mbahet me 1 korrik siç është paraparë.

Këtë e kanë konfirmuar nga kabineti i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për Radion Evropa e Lirë.

Në këtë samit ka qenë e parapara që të diskutohet rreth vazhdimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili ka qenë i ftuar nga Franca dhe Gjermania.

Ky samit ishte paralajmëruar pas mbajtjes së atij të Berlinit më 29 prill, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

-----