Ballina LifeBizare E kishte lënë me qira, pronari vë duart në kokë kur shikon...

E kishte lënë me qira, pronari vë duart në kokë kur shikon shtëpinë (FOTO)

78
SHPËRNDAJE

Daniel Needes nga Uellsi, kishte dhënë me qira një shtëpi për dy vite. Para se ta jepte me qira, ai e kishte mobiluar shtëpinë në mënyrë perfekte.

Mirëpo, Dalieni u çudit kur qiramarrësit e tij u larguan krejt papritur nga shtëpia pas dy vitesh.

Pasi ata u larguan, ai kishte shkuar për të parë gjendjen e shtëpisë, por gjithçka ishte krejtësisht e shkatërruar.

Përmes fotove shihet qartë gjendja e mjerueshme e shtëpisë. Ushqime të mykura, qese dhe kuti me mbeturina ishin të hedhura kudo nëpër shtëpi.

Përveç kësaj edhe mobiliet ishin dëmtuar.  Sipas pronarit, shtëpia ka nevojë për një rregullim tërësor që të kthehet në gjendjen e mëparshme.